“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...” (Nisa, 95) I Dërguari i Allahut ﷺ e thirri Zejdin, i cili me vete kishte marrë një asht shpatulle, ku e shkroi ajetin e zbritur. Ibn Umu Mektumi u ankua për verbërinë e vet, andaj zbriti ajeti (me një shtojcë që përjashton të paaftët): “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve...” (Nisa, 95)”