“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sad Zuhriu, e këtij i ka treguar Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi se Sehël ibn Sad Saidiu tregon: “E pashë Mervan ibn Hakemin të ulur në xhami, andaj shkova dhe u ula me të. Ai na tregoi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më diktoi të shkruaj (këtë ajet): “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre me ata që luftojnë në rrugën e Allahut...” Por, teksa Pejgamberi ﷺ po ma diktonte, Ibn Umu Mektumi erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Sikur të mund të luftoja, do ta bëja, - sepse ai ka qenë i verbër.” Kështu, Pejgamberit ﷺ filloi t'i shpallej sërish, ndërsa gjuri i tij ishte mbi kofshën time, i cili u rëndua aq shumë, saqë mendova se do të ma këpusë kofshën. Pasi Pejgamberi ﷺ u çlirua, Allahu i kishte shpallur (shtesën): “... përveç të paaftëve...” (Nisa, 95)”