“Abdullahu ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë një paraditeje të ftohtë, i Dërguari i Allahut ﷺ doli te hendeku teksa muhaxhirët dhe ensarët po gërmonin, ndërkohë nuk posedonin robër për t'ua kryer punën. Kur Pejgamberi ﷺ vuri re lodhjen dhe urinë që i kishte kapluar, tha: “O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!” Ata, duke iu përgjigjur, thoshin: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi besatuar, Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.””