“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Muhaxhirët dhe ensarët filluan të gërmonin hendekun rreth Medinës dhe të bartnin dheun mbi supe duke thënë: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi besatuar, Për Islam, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ u përgjigjej dhe u thoshte: “O Allah, mirësi të vërtetë ka veç në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët bekoji krejt!””