“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që i dhuron dy lloje të pasurisë në rrugën e Allahut , secili kujdestar i Xhenetit e thërret dhe i thotë: “O filan, eja këtej!” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është ai që nuk shkatërrohet.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Shpresoj që ti të jesh njëri prej tyre.””