“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kuajt janë për tre persona: për dikë janë shpërblim, për dikë mburojë e për dikë janë mëkat . Shpërblim janë për atë që e rezervon kalin për luftë në rrugën e Allahut dhe, kur e lidh, ia lë litarin e gjatë në kullosë ose kopsht. Çfarëdo që ha nga kullosa ose kopshti, pronarit i llogaritet shpërblim. Nëse ndodh që ta këpusë litarin dhe të ikë një ose dy kodra larg, fërkemet dhe bajgat e tij i llogariten shpërblim pronarit. Nëse kalon pranë lumit dhe pi, pa dashur t'i japë ujë pronari, sërish i llogaritet shpërblim pronarit. Ndërkaq, mëkat janë për atë person që mban kalë nga krenaria, syefaqësia dhe e shfrytëzon në armiqësi të muslimanëve. Të tillit i llogaritet barrë (mëkat) .” I Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gomarët, e në atë rast është përgjigjur: “Nuk më ka zbritur shpallje që flet konkretisht për këtë, përveç këtyre ajeteve të përgjithshme e të pashoqe: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. E kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zelzele, 7-8)”