“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Akili, e këtij i ka treguar Ebu Mutevekil Naxhiu se shkova te Xhabir ibn Abdullah Ensariu dhe i thashë: “Më trego çfarë ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ?” Atëherë Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ shkova në një rrugëtim, - Ebu Akili thotë: “Nuk e di nëse ka qenë betejë apo umre" - dhe, gjatë kthimit, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush dëshiron të ngutet për të arritur sa më parë në familje, le ta bëjë.” Unë isha i hipur në një deve timen, ngjyrë hiri pa asnjë larë, ndërsa të tjerët prapa meje. Duke qenë në këtë gjendje, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe më tha: “O Xhabir, ndalu pak!” - dhe e goditi devenë, e cila u ndal në vend, pastaj më tha: “A po ma shet devenë?” I thashë: “Po.” Kështu, kur arritëm në Medinë, Pejgamberi ﷺ hyri në xhami me një grup sahabësh dhe unë iu vura pas, ndërsa devenë e lidha diku në qoshe të Rrasës së Gurit. I thashë: “Ja deveja jote.” Ai doli dhe filloi ta shëtisë devenë e të thotë: “Kjo është deveja jonë.” Pastaj, më dërgoi disa okë ari dhe tha: “Këto jepjani Xhabirit.” Më vonë më pyeti: “I more paratë?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Edhe paratë, edhe deveja janë të tuat.””