“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka pasur një deve që quhej Adba, së cilës nuk ia kalonte askush. - Humejdi ka thënë: “Ose Enesi ka thënë: “Pothuajse askush nuk mund t'ia kalonte. - Njëherë, një beduin erdhi me një deve të re, e cila ia kaloi devesë së Pejgamberit ﷺ, gjë e cila i rëndoi muslimanët. Kur Pejgamberi ﷺ e kuptoi këtë gjë, u tha: “Është caktim prej Allahut që, çdo gjë e dynjasë që ngrihet, patjetër që do të ulet sërish.” Musai e transmeton variantin e gjatë të këtij tregimi nga Hamadi, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”