“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Amër ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ nuk ka lënë asgjë pas vetes, përveç mushkës së tij të bardhë, armëve dhe një trualli që e kishte lënë vakëf.””