“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë e pyeti: “O Ebu Umare! A ia keni kthyer shpinën frontit ditën e Hunejnit?” Ai iu përgjigj: “Jo, për Allahun, Pejgamberi ﷺ nuk ia ktheu shpinën frontit, por ata që ishin në radhët e para të ushtrisë. Hevazinët i pritën me shigjeta, ndërkohë Pejgamberi ﷺ ishte i hipur në mushkën e tij të bardhë, të cilën Ebu Sufjan ibn Harithi po e mbante për kërpeshi, ndërsa Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri Abdulmutalibit!””