“Sulejman ibn Davud Ebu Rebia na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Zekerija, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Muverrik Ixhliu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkuam me Pejgamberin ﷺ (në një luftë), ku nuk kishte hije, përveç rrobave që mbanim. Ata që agjëruan, mbetën pa bërë gjë, ndërsa ata që nuk agjëruan, u kujdesën për devetë, shërbyen dhe i mjekuan të plagosurit.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Sot, joagjëruesit e morën tërë shpërblimin.””