“Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo ditë duhet të jepet sadaka për secilën nyjë të trupit. Të ndihmojë dikë për të hipur në kafshë ose t'ia ngarkojë plaçkat lart, llogaritet sadaka. Fjala e mirë dhe çdo hap që njeriu e bën duke shkuar për namaz llogaritet sadaka. Po ashtu, orientimi i dikujt drejt një rruge llogaritet sadaka.””