“Abdullah ibn Mesleme na ka transmetuar nga Maliku nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E pashë Xhehenemin dhe vura re se shumica e banorëve të tij janë gratë që mohojnë.” I thanë: “A e mohojnë Allahun?” Tha: “E mohojnë mirësjelljen dhe e mohojnë mirësinë. Edhe nëse vazhdimisht je i mirë me të, po qe se vëren diçka jo të mirë te ti, thotë: Kurrë nuk kam parë asnjë të mirë prej teje!””