“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Cila është vepra më e mirë në Islam?” Ai iu përgjigj: “Të ushqesh të tjerët dhe të përshëndesësh me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.””