“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Talhai mbrohej së bashku me Pejgamberin ﷺ me një mburojë të vetme. Ebu Talhai ishte shenjëtar i zoti dhe, kur gjuante, Pejgamberi ﷺ shikonte vendin ku Ebu Talhai hidhte shigjetën.”