“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu thye helmeta në kokë, iu gjakos fytyra dhe iu thye njëri prej dhëmbëve prerës. Aliu endej për ta mbushur mburojën me ujë, ndërsa Fatimja e pastronte Pejgamberin ﷺ. Por, kur pa se gjaku ia tejkalonte sasisë së ujit, mori një fije të hasrës, e dogji e ia ngjiti Pejgamberit ﷺ në plagë dhe kështu u ndal gjaku.””