“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e kanë pyetur rreth plagës së Pejgamberit ﷺ, që e kishte marrë ditën e Uhudit, e në atë rast është përgjigjur: “Pejgamberi ﷺ u plagos në fytyrë, iu thye njëri nga dhëmbët prerës dhe iu shtyp helmeta në kokë. Fatimja ia lante gjakun, ndërsa Aliu e bartte ujin. Kur ajo pa se, gjaku sa vinte dhe po shtohej, mori një hasër, e dogji derisa u bë hi dhe ia ngjiti Pejgamberit ﷺ në fytyrë. Kështu, iu ndal gjaku.””