“Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e ky nga Sufjani, e ky nga Ebu Is'haku se Amër ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ nuk kishte lënë mbrapa asgjë, përveç armëve të tij, mushkës së bardhë dhe një trualli (në Hajber), të cilin e kishte lënë vakëf.”