“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Duha Muslim ibn Subejhu, e ky nga Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë (në një udhëtim), i Dërguari i Allahut ﷺ doli për të kryer nevojën. Pasi u kthye, unë i shërbeva me ujë për të marrë abdes, teksa kishte të veshur një xhybe Shami. Kështu, shpëlau gojën e hundën, lau fytyrën dhe, kur tentoi t'i nxjerrë duart nga mëngët, nuk arriti, sepse ishin të ngushta, andaj i nxori nga poshtë dhe i lau duart, pastaj u dha mes'h kokës dhe mesteve.””