“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koprraci dhe dorëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta, ndërsa duart u janë ngujuar në gjoks (të mbështetura për klavikuli) . Sa herë që dorëdhënësi jep, i zgjatet dhe i zgjerohet, derisa t'ia fshijë gjurmët e (këmbëve të) tij. Ndërkaq, sa herë që koprraci dëshiron të japë diçka, çdo hallkë ( e parzmores ) shtrëngohet për tjetrën dhe i tkurren, kështu, duart i mblidhen edhe më shumë në gjoks. Ndonëse përpiqet ta zgjerojë, ajo nuk i zgjerohet.””