“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka vdekur duke pasur parzmoren peng te një hebre, në shkëmbim të tridhjetë saë elb. Jala ka thënë: “Na ka treguar Ameshi: “Parzmoren e hekurt.” Muala ka thënë: “Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi: “Ia kishte lënë atij peng një parzmore të hekurt.””