“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në tendën e tij, ka thënë: “O Allah! Po të përgjërohem të na realizosh betimin dhe premtimin Tënd! O Allah, nëse Ti do, atëherë pas së sotmes nuk do të adhurohesh (nga askush) .” Atëherë, Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, mjafton! Mjaft iu përgjërove Zotit tënd.” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ ishte i veshur me parzmore dhe kishte dalë duke recituar: “Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë. Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.” (Kamer, 45-46) Vuhejbi ka thënë: “Na ka treguar Halidi: (Kjo ka ndodhur) Ditën e Bedrit.””