“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Nafiu, i çrobëruari i Ebu Katade Ensariut, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në rrugë për Mekë, por ai së bashku me disa shokë të tjerë, të cilët ishin në ihram, përveç Ebu Katades, u ndalën më mbrapa. Aty vërejti një zebër, së cilës iu vu pas me kalë. U kërkoi shokëve të vet t'ia afronin kamxhikun (që i kishte rënë), por ata refuzuan. Ua kërkoi edhe shtizën, por ata refuzuan t'ia japin. Kështu, u detyrua t'i marrë vetë dhe iu vërsul zebrës derisa e vrau. Disa shokë, që ishin të pranishëm, hëngrën nga mishi i zebrës, ndërsa disa refuzuan. Kur e arritën të Dërguarin e Allahut ﷺ, e pyetën rreth kësaj, e në atë rast ai u tha: “Ky ka qenë ushqim me të cilën ju ka furnizuar Allahu.” Zejd ibn Eslemi transmeton nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Katadja, në lidhje me zebrën, sikurse në hadithin e Ebu Nadrit, se (Pejgamberi ﷺ i kishte pyetur): “Ju ka mbetur prej tij ndonjë copë mishi?””