“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Xhafer ibn Amër ibn Umeje se Amër ibn Umeje Damriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pashë Pejgamberin ﷺ të hajë një shpatull duke e kafshuar. Më pas, kur u thirr për namaz, u fal pa e ripërtërirë abdesin.” Ebu Jemani na ka thënë: “Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, duke shtuar: “... dhe e hodhi thikën.””