“Is'hak ibn Jezid Dimeshkiu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e këtij i ka treguar Thevr ibn Jezidi, e ky nga Halid ibn Meadani se Umejr ibn Esved Ansiu tregon se shkoi tek Ubade ibn Samiti në bregdetin e Homsit, në një shtëpi të tij, ku po qëndronte me Umu Haramin. Umu Harami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na tregoi se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Ushtria e parë nga umeti im, që do të luftojnë në det, do ta meritojnë Xhenetin.” Umu Harami i tha: “O i Dërguari i Allahut, a do të jem unë prej tyre?” Ai tha: “Ti do të jesh prej tyre.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ i tha: “Ushtrisë së parë nga umeti im, që do ta luftojnë qytetin e Cezarit, do t'u falen mëkatet.” Ajo e pyeti: “A do të jem unë prej tyre, o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “Jo””