“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa e luftuar ju një popull që mbathin opinga të prodhuara prej leshi. Po ashtu, Kiameti nuk do të ndodhë pa e luftuar popullin, fytyrat e të cilëve do t'u ngjajnë mburojave të mbështjella me lëkurë.” Sufjani ka thënë: “Ebu Zinadi në këtë hadith ka shtuar transmetimin e Arexhit nga Ebu Hurejra: “... syvegjël, hundëshkurtër dhe fytyrat e të cilëve do t'u ngjajnë mburojave të mbështjella me lëkurë.””