“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri se Ebu Is'haku tregon: “Një burrë e pyeti Berain (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O Ebu Umare, vallë, keni ikur nga fronti në Betejën e Hunejnit?” Ai iu përgjigj: “Jo, për Allahun!” I Dërguari i Allahut ﷺ nuk është larguar nga fronti, por u larguan shokët e tij të rinj, të cilët nuk posedonin armatim të rëndë e as mburoja. Këta u përballën me një grup shigjetarësh, të tubuar nga fiset hevazin dhe benu nasër, të cilët i gjuanin me shigjeta të njëpasnjëshme dhe pothuajse asnjë nuk u shkonte huq. Atëherë, u drejtuan nga Pejgamberi ﷺ, i cili ishte i hipur në mushkën e tij të bardhë, të cilën i biri xhaxhait të tij, Ebu Sufjan ibn Harith ibn Abdulmutalibi, po e tërhiqte për freri. Pejgamberi ﷺ zbriti dhe kërkoi ndihmë tek Allahu i Madhërishëm, pastaj tha: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri i Abdulmutalibit.” Pastaj i vendosi të gjithë shokët e vet në saf (për t'iu rikthyer betejës).””