“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tufejl ibn Amër Devsiu me shokët e tij shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, fisi devs po kundërvihet dhe po refuzon, andaj lute Allahun kundër tyre.” Disa (me të dëgjuar këtë gjë) thanë: “U shkatërrua fisi devs.” Por, Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, udhëzoje fisin devs dhe sille këtu!””