“Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ vendosi t'u shkruajë romakëve, dikush i tha: “Ata nuk lexojnë letër të pavulosur.” Kështu, Pejgamberi ﷺ vendosi një unazë të argjendtë. Sikur po e shoh tani shkëlqimin e saj në dorën e tij. Aty shkroi: “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut).””