“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u nis për Hajber, atje arriti gjatë natës. Ai e kishte zakon që, kur shkonte te ndonjë popull natën, nuk sulmonte para agimit. Pasi agoi, hebrenjtë dolën me veglat e tyre të punës dhe, kur e panë, thanë: “Muhamedi! Për Allahun, Muhamedi me ushtri!” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!””