“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë: “La ilahe il-lallah (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) .” Kush thotë: “La ilahe il-lallah”, e ka siguruar veten dhe pasurinë e tij nga unë, përveç nëse e kërkon e drejta islame, ndërkohë llogaria e tij mbetet tek Allahu.” E kanë transmetuar edhe Omeri dhe Ibn Omeri nga Pejgamberi ﷺ.”