“Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që më bindet mua, i është bindur Allahut, e ai që më kundërvihet mua, i është kundërvënë Allahut. Ai që i bindet prijësit, më është bindur mua, e ai që i kundërvihet prijësit, më është kundërvënë mua. Prijësi është si mburoja: luftohet mbrapa tij dhe mbrohet me të. Nëse urdhëron devotshmëri ndaj Allahut dhe është i drejtë, shpërblehet, e, nëse punon ndryshe, e bart edhe mëkatin e atyre që i binden (urdhrit të tij) .””