“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u kthyem vitin pasues (në Mekë), nuk mund t'i gjeje dy persona të cilëve u përputheshin mendimet rreth pemës në të cilën qemë besatuar, e cila ka qenë mëshirë prej Allahut.” Dikush e pyeti Nafiun: “Për çfarë i janë besatuar sahabët Pejgamberit ﷺ, për vdekje?” - Jo, - iu përgjigj Nafiu, - i janë besatuar për durim.””