“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai, e ky nga Savfan ibn Jala se Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mora pjesë në Luftën e Tebukut me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe dhashë një deve në shfrytëzim, gjë të cilën e konsideroja si veprën time më të çmueshme. Pagova një mercenar, i cili u grind me një burrë dhe kësisoj njëri kafshoi tjetrin. Ky i fundit e tërhoqi dorën me vrull dhe ia theu dhëmbin të parit. Kur shkuan te Pejgamberi ﷺ, ai nuk vendosi shpagim për dhëmbin e thyer dhe tha: “Vallë, mos ta ka afruar dorën me dëshirën që t'ia kafshosh siç kafshon mashkulli i devesë ?””