“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Jahja ibn Seid Ensariu, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja umetin tim, nuk do të lija asnjë ekspeditë luftarake pa marrë pjesë, por, meqenëse nuk gjej dot transport dhe nuk mund t'i marr të gjithë me vete, më mundon që ata të mbesin prapa. Përndryshe, do të dëshiroja të luftoja në rrugën e Allahut e të vritesha, pastaj të ringjallesha, të vritesha sërish dhe pastaj të ringjallesha.””