“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi dha një kalë në rrugën e Allahut dhe më pas e pa të shitet. Deshi ta blinte, andaj e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili i tha: “Mos e bli dhe mos e rimerr sadakanë tënde që ke dhënë.””