“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Malik ibn Enesin se e ka pyetur Zejd ibn Eslemin, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dhurova një kalë në rrugën e Allahut, por më pas e pashë të shitet. E pyeta Pejgamberin ﷺ nëse mund ta blija, e në atë rast ai më tha: “Mos e bli dhe mos e rimerr sadakanë tënde që ke dhënë.””