“Fadël ibn Sehli na ka thënë: Na ka treguar Husejn ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Xherir ibn Hizami, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë njerëzit (në Medinë) i kapi një panik, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ i hipi një kali të ngadalshëm të Ebu Talhait dhe doli me vrap. Pas tij dolën edhe njerëz të tjerë. Pejgamberi ﷺ tha: “Mos u frikësoni! Vërtet (ky kalë) qenka i furishëm si deti!” Që nga ajo ditë, ai kalë nuk u tejkalua.”