“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, në Medinë u përhap një panik. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ i hipi kalit të Ebu Talhait dhe, pasi u kthye, tha: “Nuk vërejta gjë, ndërsa ky kalë qenka i furishëm si deti!””