“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam dërguar me fjalë gjithëpërfshirëse e kuptimplota dhe jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) . Teksa po flija, dikush m'i dhuroi çelësat e depove të Tokës dhe m'i vendosi në dorë.” Ebu Hurejra thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi, ndërsa ju ende po i konsumoni ato.””