“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Sufjani i ka rrëfyer për Herakliun, i cili dërgoi një lajmëtar për ta ftuar atë, teksa ishte në Ilja: “Pastaj e kërkoi letrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe, pasi e përfundoi, në praninë e tij u bë tollovi dhe filluan të ngrihen zërat, andaj ne na nxorën që aty. Pasi na nxorën jashtë, u thashë shokëve të mi: “Çështja e Muhamedit qenka bërë kaq e madhe, saqë atij iu frikësuaka edhe mbreti i bizantinëve!””