“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij, e këtij i ka treguar Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ ia përgatita plaçkat e udhëtimit në shtëpinë e Ebu Bekrit, kur ai deshi të udhëtojë për në Medinë, por nuk gjetëm asgjë për ta lidhur bohçen e as kacekun e tij. Atëherë, i thashë Ebu Bekrit: “Për Allahun, nuk mund të gjej asgjë për t'i lidhur, përveç shokave të mia .” Ai tha: “Ndaje në dy pjesë. Me njërën lidhe kacekun, ndërsa me tjetrën bohçen. Ashtu veprova. Mu për këtë, Esma quhej Zonja e dy shokave.””