“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahjain, e këtij i ka rrëfyer Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se doli me Pejgamberin ﷺ në vitin e Hajberit dhe, kur arritën në Sahba, - e cila ishte pjesë e Hajberit, përkatësisht pjesa e poshtme e Hajberit, - u ndalën për ta falur ikindinë. Pastaj, Pejgamberi ﷺ kërkoi ushqimin, për të ngrënë, porse nuk kishin pasur tjetër gjë përveç çervishit (miell i skuqur). Kafshatat i zbutnim me ujë dhe kështu hëngrëm e pimë. Pastaj Pejgamberi ﷺ u ngrit, shpëlau gojën, e edhe ne e shpëlamë gojën, dhe u falëm.”