“Bishr ibn Merhumi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzve iu pakësuan rezervat ushqimore dhe mbetën pa asgjë, andaj vajtën te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar leje t'i therin devetë e tyre, gjë që ai ua lejoi. Kur e takuan Omerin dhe i treguan, ai u tha: “E me çfarë do të jetoni pas deveve?” Kështu, Omeri shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Me çfarë do të jetojnë pas deveve?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Thirr ndër njerëz, që t'i sjellin rezervat ushqimore që i kanë.” Pejgamberi ﷺ bëri dua që të zbriste bereqeti në to, pastaj u tha njerëzve të vijnë me enë dhe të gjithë morën nga ato rezerva, derisa nuk mbeti kush pa marrë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut.””