“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hishami, e ky nga Vehb ibn Kejsani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Dolëm në udhëtim dhe ishim treqind veta. Gjërat tona i bartnim në shpinë. Gjatë rrugës na u harxhuan rezervat ushqimore, saqë një person në ditë hante vetëm një hurmë. Dikush e pyeti Xhabirin: “O Ebu Abdullah! Po sa e ngop një hurmë një njeri?” Ai iu përgjigj: “Vetëm pasi na mbaruan të tërat kuptuam se sa punë na kryente. Kështu (pa hurma) vazhduam derisa arritëm te deti, ku gjetëm një balenë të hedhur në breg. Aty kemi ngrënë tetëmbëdhjetë ditë, aq sa kemi dashur.””