“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Othman ibn Esvedi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Shokët e tu po kthehen me shpërblim të haxhit dhe umrës, ndërsa unë nuk kam shtuar asgjë më shumë se haxhi. Pejgamberi ﷺ i tha: “Shko dhe le të të marrë Abdurrahmani në kafshën e tij (për të kryer umrën) .” Kështu, e urdhëroi Abdurrahmanin ta dërgojë për ta kryer umrën nga Tenëimi, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ e priti në pjesën e sipërme të Mekës, derisa u kthye.”