“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka për secilën nyjë të trupit. Të jetë i drejtë (në gjykim) mes njerëzve konsiderohet sadaka. Të ndihmojë dikë të hipë në kafshë dhe t'ia ngrejë plaçkat lart llogaritet sadaka. Fjala e mirë është sadaka dhe çdo hap që njeriu e bën duke shkuar për namaz llogaritet sadaka. Po ashtu, largimi i ndonjë pengese nga rruga është sadaka.””