“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ arriti në Hajber në mëngjes, kur banorët sapo kishin dalë me mjete punë në supe. Kur e panë Pejgamberin ﷺ, thirrën: Muhamedi me ushtri! Muhamedi me ushtri!” Rrjedhimisht, të gjithë u strehuan në kështjellë. Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!” Aty i morëm ca gomarë dhe i zjemë, por, lajmëtari i Pejgamberit ﷺ thirri: “Allahu dhe i Dërguari i Tij po jua ndalojnë mishin e gomarit!” Andaj, u derdhën të gjitha kusitë me ç'kishin brenda.” (Këtë transmetim) nga Abdullah ibn Muhamedi e fuqizon Aliu nga Sufjani (dhe thotë): “Pejgamberi ﷺ i ngriti duart.””