“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim në udhëtim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, kur lëshoheshim në ndonjë luginë, bënim tehlil (thoshim: “la ilahe il-lallah") e tekbir dhe i ngrinim zërat.” Pejgamberi ﷺ na tha: “O njerëz! Mos e mundoni veten, sepse nuk po i luteni të shurdhrit ose të largëtit. Ai është me ju, dëgjon çdo gjë dhe është afër.””