“Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Salimi, i biri i Abdullahut, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ kthehej prej betejës, haxhit ose umrës, sa herë që ngjitej në ndonjë kodër ose përpjetë, bënte tri tekbire, pastaj thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir. Ajibune, taibune, abidune, saxhidune, li rabina hamidun. Sadakallahu vaëdehu, ve nesara abdehu, ve hezemel ahzabe vahdehu. (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Të kthyer, të penduar, adhurues, sexhdebërës, falënderues ndaj Zotit tonë: Allahu e mbajti premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Tij dhe i mposhti aleancat i Vetëm) .” Salihu e pyeti Salimin: “A nuk e ka përmendur Abdullahu fjalën e Pejgamberit ﷺ: “Inshallah (nëse do Allahu) ?” Salimi iu përgjigj: “Jo.””